Për Neve

Rreth NP Agro berza

Formimi i bursës së parë bujqësore të maqedonisë erdhi si rezultat i ndryshimeve thelbësore shoqërore ekonomike dhe politike dhe pavarsisë së Republikës të Maqedonisë në fillimin e viteve 90-ta. Në pajtim me orientimin kah kushtet e punës së tregtis N.P. për punë të bursës AGRO-BERZA Shkup është formuar nga ligji bazë për bursën e prodhimeve ushqimore bujqësore i sjellur më 13 maj 1992 prej Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Synimi bazë i N.P. është organizimi i lidhjes dhe ndërmjetsimit në ofertë dhe kërkesë të prodhimeve ushqimore bujqësore. Ekzistimi i bursës të specializuar AGRO-BERZA bazohet edhe nga tradita e para luftës së dytë botërore, kur në teritorin e Maqedonisë me sukses funksiononte bursa e Shkupit, si dhe mallrat e bursës të specializuara për prodhime ushqimore bujqësore në Shkup dhe Manastir. Sipas statusit të bursës ajo ështe N.P. në pronësi shtetërore.Statusin juridik të saj mund ta ndryshojnë me një nga llojet të ndërmarjes me pronësi të përziera që do të thotë se janë të ndërtuara në kushtet e mjaftueshme ligjore në investimin e kapitalit prej partnerëve të huaj dhe të vendit. Në këtë kuptim, me politikën për bashkpunim të ndërmarjes parashikohen mundësi per bashkpunim me partnerë të huaj dhe për pjesmarjen aktive të tyre në punën e bursës. Në punën e deritanishme në AGRO-BERZA ka arritur të vendos kontakte pune si dhe kontrata për bashkpunim me shumë bursa jashtë vendit, konkretishtë janë vendosur kontakte dhe bashkëpunim me bursën në NOVI SAD, LUBJANë, BEOGRAD, BUDAPEST, me bursat HOLANDEZE në si dhe me bursat në IZMIR, ISTAMBULL, dhe bursat tjera.

Rishikimi historik dhe formimi i NP AGRO BERZA

Tregu maqedonas është shumë i vogël për të pranuar të gjithë prodhimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Për shkak të kësaj, një pjesë e madhe e prodhimit bujqësor u vendos në ish-Jugosllavi dhe vendet e Evropës Lindore. Për shkak të humbjes së këtyre tregjeve, lindi nevoja për gjetjen e tregjeve të reja ku Republika e Maqedonisë do të mund të shiste tepricat e saj.

Me qëllim të rritjes së eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka vendosur të themelojë Ndërmarrjen Publike AGRO BURSA si ndërmarrje e specializuar që do të ndihmojë në marketingun e produkteve bujqësore dhe ushqimore, para së gjithash në tregtimin e këtyre produkteve në tregjet e huaja.

Në përputhje me orientimin drejt kushteve të tregut për funksionim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 13.05.1992 miratoi “Ligji për bursën e produkteve bujqësore dhe ushqimore” dhe “Vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike për shkëmbim të mallrave Agro-Bursa” botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr.32/92. Në pajtim me këtë ligj dhe me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është krijuar kornizë ligjore për funksionimin e N.P. Agro Bursa a Shkup.

Kushtet reale për fillimin e punës së kësaj ndërmarrje janë plotësuar pas vendimit për miratimin e Statutit të NP Agro-Bursa Shkup nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e tridhjetë e katërt të mbajtur më 19.01.1998.

Në fillim të vitit 1998 filloi plotësimi teknik dhe personel i kompanisë.

Veprimtaritë e berzës

Në kuadër të bursës bëhen:

  • Kontrata për shitblerjen e mallrave në mes antarëve të përkohshëm dhe të përhershëm të bursës, si dhe me partnerë të tjerë.
  • Bursa sjell metodat e punës
  • Organizon mënyrën aukcionere të shitjes së prodhimeve të paunifikuara dhe jo të tipizuara.
  • Kryen studimin e tregut, jep informacione për gjendjen e ofertës dhe kërkesës të mallrave dhe analizon lëvizjen e çmimeve të bursës në periudhë të caktuar, si dhe kryen punët e marketingut dhe punë tjera.
  • Bën kontrollimin e prodhimeve, pregatitjen e prodhimeve, organizon transportin.
  • Organizon panaire ndërkombtare dhe të vendit për paraqitjen e prodhimeve bujqësore.

Si Të Bëhem Antarë i Agro-Berzës?

Antarët e Agro-Berzës mund të jenë ndërmarjet, kooperativat bujqësore, prodhues inpidual bujqësor si dhe të tjerë persona juridik apo fizik që kryejnë aktivitet në prodhim, përpunimin e prodhimeve ushqimore bujqësore. Antarsia në bursë mund të jetë e përkohshme dhe e përhershme.

Antarë i përhershëm

Këtë status mund ta fitojn prodhues inpidualë bujqsorë, kooperativat bujqësore dhe të tjerë vendas dhe të huaj si dhe persona juridik dhe fizik qe kryejnë aktivite të prodhimeve ushqimore bujqësore.

Për të fituar statusin e antarit të përhershëm prodhuesit bujqësorë të ndërmarjeve dhe kooperativave duhet:

  • Të jenë persona juridik, kurse në prodhimet ushqimore bujqësore të përdorin teknologji moderne dhe masa agroteknike dhe të bëjnë aktivete nga e cila del nevoja për përhershmërin dhe gjatë kohë të shfrytëzojnë mallrat e bursës në sasi më të mëdha.
  • Duhet të posedojnë kapacitete prodhimi të cilat mundësojnë prodhimin normal dhe të ardhurat e mallrave bursore në sasi të mëdha.
  • Në kontuinitet të përmirsojnë kualitetin dhe anë të tjera të mallrave bursore në pajtim me standardet dhe metodat e vërtetuara të bursës.
  • Blerësit e mallrave të bursës kanë renome pozitive të punës së tyre. Prodhuesit inpidual bujqësor në mënyrë të pamvarur mund të fitojnë status si antarë I përhershëm i bursës dhe me antarsim në shoqatat e bujqëve.

KëRKESA për ANTARëSIM

Për fitimin e statusit si antarë i përhershëm personat juridik dhe fizik bëjnë kërkës në formë të shkruar deri te këshilli drejtues i bursës. Në bazë të dorëzimit te dokumenteve këshilli drejtues me pëlqimin e drejtorit sjell vendimin për fitimin e statusit antarë i përhershëm i bursës. Antarët e përhershëm të bursës kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e bursës, te bëjne punë bursore, të shfrytëzojnë informacione marketingu, të shfrytëzojnë lloje të ndryshme të subvencioneve dhe të tjera, të shfrytëzojne informacione nga këshilli drejtues, kanë të drejtë për provizionin e prodhimeve të pa shitura, si dhe shfrytëzimin e potencialit për zhvillimin e investimeve dhe kanë të drejta tjera dhe detyrime.

Antarë i Përkohshëm

Ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e bursës dhe të bëj punë bursore si dhe të shfrytëzoj informacione për punët e përkohshme të bursës.

Antarët e përkohshëm me lutjen e tyre i pranon drejtori i bursës. Antarsija, provizioni i bursës dhe provizionet tjera për punën e bërë të cilat antarët e bursës janë të detyruar të paguajne, do të vërtetohen nëpërmjet bazës të llojit dhe sasisë të prodhimeve, lloj dhe puna e bërë, si dhe harxhimet qe vendosen me metodat për punën në bursë.