
Udhëheqja e vërtetë nuk ka të bëjë me titujt apo pozicionet, por me ndarjen e tryezës me ata që ndërtojnë themelet. Një udhëheqës që dëgjon, kupton dhe rritet së bashku me ekipin e tij nxit një të ardhme fuqie dhe uniteti.
Sot me ftesë të ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave z. Cvetan Tripunovski, kishim një takim shumë të frytshëm. Duke rënë dakord me argumentet për rritjen dhe zhvillimin e NP AGRO – BURSA Shkup të cilat i shqyrtuam në takim, ministri na premtoi nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Ministrisë dhe NP AGRO – BURSA Shkup për fillimin e procedurave për fillimin e një procedure tenderimi për rikonstruimin të Sillosave ku ruhen rezervat shtetërore të drithërave. Pas përfundimit të këtij projekti, kapaciteti i magazinimit të drithrave do të rritet për 10.000 tonë, që është një rritje e kapacitetit 25%, dhe efektiviteti do të rritet me 3 herë më shumë. Me këtë projekt po lëmë vlerë kapitale për vendin tonë dhe brezat e ardhshëm.