Drejtori i NP AGRO-BURSA Shkup mori pjesë në panairin ndërkombëtar Fruit Attraction – IFEMA

20.10.2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Madrid, drejtori i NP AGRO-BURSA Shkup mori pjesë në panairin ndërkombëtar Fruit Attraction – IFEMA, me qëllim të promovimit të sektorit bujqësor, produkteve vendore dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim dhe partneritete ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Madrid, zhvilloi gjithashtu një takim në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ambasadorin z. Edmond Ademi, ku u diskutuan mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe bujqësor, si dhe promovimi i prodhimeve vendore në tregjet ndërkombëtare.