Sot u mbajt mbledhja e 24-të e Këshillit Mbykqyrës si dhe mbledhja e 37 e Këshillit drejtues të NP AGRO – BURSA Shkup, në të cilën u shqyrtua dhe u diskutua Raporti i financiar për tremujorin e dytë të vitit 2026.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe diskutimeve të zhvilluara, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës dhanë mendim pozitiv për raportin, si dhe u soll vendim nga KD.
Me këtë rast, shpreh falënderimin tim të sinqertë për të gjithë anëtarët e Këshillit mbikqyrës dhe Këshillit drejtues për konstruktivitetin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e treguar. Kontributi juaj i vazhdueshëm, jo vetëm në këtë mbledhje por edhe në të gjitha mbledhjet dhe aktivitetet e realizuara deri më tani, ka qenë i një rëndësie të veçantë për funksionimin dhe zhvillimin e suksesshëm të NP AGRO – BURSA Shkup.
Bashkëpunimi, përkushtimi dhe angazhimi juaj mbeten garanci për avancimin e mëtejshëm të misionit dhe objektivave të ndërmarrjes.
Ju falënderoj për mbështetjen dhe ju uroj suksese të vazhdueshme në punën dhe angazhimet tuaja.

N.P. AGRO-BERZA