Në kushtet kur ushqimi po bëhet gjithnjë e më shumë luks, vetëm përmes aplikimit të teknologjive të reja bujqësia mund të mbetet e qëndrueshme. Panairet paraqesin një mundësi të shkëlqyer për t’u njohur me trendet, inovacionet dhe zgjidhjet më të fundit në këtë fushë.
Nga 16 deri më 18 maj, drejtova delegacionin e NP AGRO-BURSA Shkup, i cili mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Novi Sad. Gjatë qëndrimit tonë, zhvilluam disa takime dhe vendosëm kontakte me kompani të ndryshme, me shpresën se këto bashkëpunime do të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe do t’u ndihmojnë fermerëve dhe sipërmarrësve në vendin tonë.










N.P. AGRO-BERZA