Vizitë në Likovë: Mbështetja dhe informim i qytetarëve për programin IPARD 3

13.03.2025

Sot, i shoqëruar nga Zëvendësministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Bekteshi dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe zhvillim rural z.Mevlan Morina, vizituam Komunën e Likovës ku nga afër diskutuam me banorët në lidhje me përgaditjen e dokumentacionit për rrjedhjen e procedurës së aplikimit në kuadër të Masës së 1 -rë, nga programi IPARD 3 i cili mundëson mbështetje financiare prej 7.4 milionë euro. Procesi i ditëve informuese është sukses i vërtetë që ofron mbështetje të drejtëpërdrejtë dhe informim për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij programi. Gjithmon në shërbim dhe mbështetje të qytetarëve.