
Sot, gjatë një vizite pune në silosat që janë nën menaxhim të NP Agro-Bursa Shkup, u njoha me aktivitetet aktuale dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit në realizimin e aktiviteteve të tyre të përditshme. Jam veçanërisht krenar dhe i kënaqur që kjo vizitë pune u realizua në zyrat e rekonstruktuara.
Rekonstruimi i zyrave, i cili është i pari i këtij lloji që nga ndërtimi i këtij objekti në vitin 1976, është kryer nga NP Agro-Bursa Shkup nga të ardhurat e vetanake dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve në ndërmarjen tonë. Ky është vetëm fillimi i aktiviteteve që planifikohen të realizohen vetëm në vitin 2025 dhe është në funksion të modernizimit të këtij kapaciteti shtetëror, i cili është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë së Veriut.



