Vizitë të  kompaninë që merret me mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e drithërave, Mlin Argulica, Shtip

03.05.2025

Dje, në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave në teren, pata rastin të vizitoj kompaninë që merret me mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e drithërave, Mlin Argulica, Shtip!

Gjatë vizitës pata rastin të bisedoj dhe të njihem me aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet kjo kompani! Konkluzioni i përbashkët është se bashkëpunimi i sektorit privat me ate shtetëror, në shkëmbimin e përvojës dhe njohurive, është i domosdoshëm për zhvillimin e sektorit bujqësor në vendin tonë! E konsideroj këtë takim shumë të dobishëm dhe të rëndësishëm për ne. Në të ardhmen, planifikoj takime me të gjithë dashamirët e sektorit të bujqësisë në Maqedoni, fermerë, blerës, përpunues dhe shoqata të fermerëve me qëllim të modernizimit të bujqësisë së vendit për të arritur standardet e BE-së.