Sot po shkruajmë historinë!

08.08.2025

Pas politikave të suksesshme qëndron Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së
Ujërave, Цветан Трипуновски. Merita më e madhe është e tij, dhe ne si drejtorë në atë
sektor jemi me fat që mund të zbatojmë politikat që ai krijon! Në emrin tim dhe në emër të
institucionit që drejtoj, ju falënderoj!
 
Sot po shkruajmë historinë! 


Në ambientet e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural,
nënshkruam një marrëveshje për përdorimin e fondeve nga programi për zhvillim rural në
shumën prej 20,000,000 denarësh për rekonstruimin e siloseve për ruajtjen e kulturave të
drithërave në Prilep. Falë ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së
Ujrave, NP AGRO – BURSA Shkup për herë të parë që nga ndërtimi i këtyre siloseve në vitin
1972, do të kryejë një rindërtim të pjesshëm të siloseve, i cili do të rrisë kapacitetin e
siloseve nga 40.000 ton në 50.000 ton dhe mundësinë e pranimit dhe dorëzimit të
drithërave nga 30 ton në 100 ton në orë. Ky investim do të realizohet në vitin 2025 dhe në
vitin 2026 do të përfundojë rinkonstruimi i tërsishëm, duke ndryshuar sistemet e tjera dhe
do të kemi një kapacitet modern dhe plotësisht funksional që do t’ua lëmë brezave të
ardhshëm ta përdorin në mënyrë që të jetë funksional dhe në dobi për të gjithë prodhuesit
bujqësorë.