Bashkëpunimi institucional dhe përmirësimi i standardeve në fushën e sigurisë ushqimore

24.02.2026

Sot, në zyrat e NP AGRO – BURSA Shkup, prita Koordinatoren Kombëtare për Sigurinë Ushqimore,
Politikën Veterinare dhe Fitosanitare, Verçe Micevska.

Ishte një takim shumë konstruktiv, me diskutime të hapura dhe konkrete për bashkëpunimin
institucional dhe avancimin e standardeve në fushën e sigurisë ushqimore, si dhe në realizimin e
qëllimeve programore të ndërmarrjes për shërbim sa më efikas të prodhuesve të vendit tonë.